Ka marrë fund arratia për Besnik Pjetrin, i cili vrau ish-vjehrrin dhe kunatin në Lezhë më 29 gusht të këtij viti.

Policia ka publikuar videon nga arrestimi i autorit.

Pjetri ishte fshehur për tre muaj në një shtëpi në një fshat të thellë të Lezhës, të quajtur Kaçinar.

Arrestimi i tij është bërë i mundur nga policia dhe forcat RENEA, në kushte të vështira atmosferike.

Pjetër Perajku dhe Gentian Perjaku, babë e bir u vranë nga ish-dhëndri i tyre, Besnik Pjetri, i cili shkoi mbrëmjen e 29 gushtit në banesën e viktimave dhe i qëlloi me armë zjarri, duke i lënë të vdekur.

Krimi i rëndë ndodhi në Grykë Zezë të Lezhës dhe dyshohet se motiv i vrasjeve u bë konflikti që autori kishte pasur me familjarët e ish-bashkëshortes së tij, me të cilën kishin 6 vite të divorcuar.

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights