Kryebashkiaku i Tiranës, i arrestuar tashmë, ka vijuar me sulmin e tij ndaj prokurorit Ols Dado. Veliaj ka postuar në rrjetet sociale një variant bisede mes tij dhe Dados në gjykatë ku vërehen dhe ndërhyrjet e gjykatësit Erion Bani. Në përshkrimin e postimit të tij, Veliaj shkruan se ky është një nga dialogjet në thertore, siç e quan ai sallën e GJKKO-së.
“Kjo gjuhë dhe atmosferë, sikur Sigurimsat janë kthyer nga penxherja, pasi i nxorrëm nga dera, nuk duhet toleruar më”, thotë Veliaj.
POSTIMI:
Ky është një nga dialogjet në thertoren e Erion Kasapit! Lexojeni se me çfarë gjuhe flet prokurori i SPAK-ut, aq të ulët sa edhe Erion Kasapi duket xhentëllmen para tij!
Kjo gjuhë dhe atmosferë, sikur Sigurimsat janë kthyer nga penxherja, pasi i nxorrëm nga dera, nuk duhet toleruar më.
Pjesë nga debati brenda seancës sipas variantit të Veliajt:
OLS DADO: Ndyrësirë! S’ke turp që thua, tregon banesën e prokurorit këtu, ç’a është 3 ky, kërcënim është ky? Është kërcënim ky që tregon banesën e prokurorit?
5 ERION VELIAJ: Asnjë kërcënim.
BRION BANI: Prokuror, ulu!
OLS DADO: A? Ç’a është ky? Kërcënim është ky?
9 ERION VELIAJ: Unë besoj është konflikt 10 interesi. Prokurori mendon që edhe kjo 11 sjellje është normale, por kjo s’është normale.
OLS DADO: E kam mesazhin këtu.
ERION VELIAJ: Por, kam të drejtë të them që 15 s’është normale.
ERION BANI: Prokuror!
Veliaj u arrestua në zyrën e Bashkisë më 10 shkurt si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë) dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Bashkëshortja e kryebashkiakut, Ajola Xoxa është lënë në masë sigurimi “detyrim paraqitje”.
Sipas SPAK nga të dhënat konkrete të mbledhura deri në këtë fazë të hetimit paraprak, në mënyrë të përmbledhur rezulton se, nga personat nën hetim, specifikisht Veliaj edhe bashkëshortja e tij është ideuar, krijuar dhe vënë në funksionim një mekanizëm që ka synuar dhe ka bërë të mundur, në praktikë, marrjen e përfitimeve të parregullta, të cilat burojnë nga fondet publike që administrohen nga Bashkia Tiranë, përmes titullarit të saj, me qëllim pasurimin personal të këtij të fundit dhe familjes së tij, përmes veprimeve të kamufluara dhe të kundërligjshme.