Në seancën plenare të kësaj të enjteje, u miratuan dekretet e presidentit Bajram Begajt, për 6 shkarkime nga detyra dhe 7 emërime në poste ministrore.
Opozita nuk mori pjesë në votim, pasi deputetët opozitarë ishin ngritur në këmbë dhe kishin bllokuar foltoren e Parlamentit.
Pavarësisht kësaj, kryeparlamentari Niko Peleshi i kaloi një më një dekretet për votim, të cilët morën nga (83/82/84 vota pro në varësi të secilit propozim).
Emërohen në detyrë:
–Albana Koçiu, emërohet zëvendëskryeministre me 83 vota.
–Ferit Hoxha, emërohet Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme me 83 vota.
–Besfort Lamallari, emërohet Ministër i Punëve të Brendshme me 83 vota.
–Ermal Nufi, emërohet Ministër i Mbrojtjes me 83 vota.
–Toni Gogu, emërohet Ministër i Drejtësisë me 83 vota.
–Enea Karakaçi, emërohet Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë me 83 vota.
–Erjona Ismaili, emërohet Ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin me 82 vota.
Largohen nga qeveria:
–Belinda Balluku shkarkohet si Zëvendëskryeministre dhe Ministre i Infrastrukturës dhe Energjisë, me 85 vota.
–Elisa Spiropali shkarkohet si Ministre për Evropën dhe Punët e Jashtme me 83 vota.
–Pirro Vengu shkarkohet si Ministër i Mbrojtjes me 81 vota.
