Një ngjarje e rëndë raportohet në lagjen nr.12 në Durrës mëngjesin e kësaj të hëne, 26 janar.
Siç raportohet një burrë ka goditur me thikë (disa herë) të bijën 24 vjeçare dhe një djalë.
Ky i fundit, sipas policisë, ishte kalimtar rasti, i cili ka ka ndërhyrë në momentin që babai ka plagosur vajzën e tij.
“Ka shkuar te vendi i punës së saj, vajza punonte në një agjenci imobiliare. Në debat e sipër, e ka goditur me thikë”.
Ende nuk dihet motivi, ndërsa mësohet se e reja dhe shtetasi O.M, ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Mësohet se babai, 56-vjeçari Mikel Ndoi ka shkuar në një agjenci imobiliare ku punon e bija dhe e ka goditur me thikë. Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se ai ka goditur edhe një person tjetër, punonjës në të njëjtën agjenci.
Policia ndërkohë ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave. 56-vjeçari ndodhet ende në arrati.
“Më datë 26.01.2026, rreth orës 10:03, shtetasi M. N., 56 vjeç, në rrethana ende të paqarta, ka plagosur në rrugë me mjet prerës (thikë) vajzën e tij, shtetasen Xh. N., 24 vjeçe, banuese në lagjen nr. 12, Durrës. I plagosur ka mbetur edhe shtetasi O. M., kalimtar i rastit, i cili ka ndërhyrë në momentin që babai ka plagosur vajzën me mjet prerës (thikë). Të dëmtuarit ndodhen në Spitalin Rajonal Durrës, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit. Ndërkohë, shërbimet e Policisë po vijojnë punën për kapjen e 56-vjeçarit“-njofton policia.
