Është finalizuar nga policia e Gjirokastrës operacioni ‘Road Guard 36”.
Uniformat blu bëjnë me dije se është arrestuar një shtetas nga Pakistani pasi iu gjet një sasi lënde kanabis.
Ky shtetas u kap nga shërbimet e Policisë, në vendin e quajtur “Ura e Lumit”, duke shoqëruar 6 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, kundrejt fitimit.
Gjithashtu janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale sasia e lëndës së dyshuar narkotike canabis sativa, 1 aparat celular dhe mjete identifikimi.
https://www.facebook.com/blueledED/