Gentjan bejtja 1024x561

Prokuroria e Tiranës ka dërguar në gjyq Ilir Beqarajn i cili akuzohet për veprën penale ‘Vrasje me paramendim’ të kryer në bashkëpunim,‘Mbajtje pa leje dhe prodhim të armëve’ dhe ‘Falsifikim i letërnjoftimeve, pasaportave’.

Sipas hetimeve të prokurorisë Ilir Beqaraj ka ndihmuar ekzekutorët e vrasjes së Gentjan Bejtjas në 2024 në Larushk të Fush Krujës të largohen nga vendi i ngjarjes në fshatin Hasan ku edhe kanë djegur makinën.

Po ashtu bëhet me dije se Beqaraj ka vëzhguar në kohë të ndryshme viktimën në afërsi të banesës së tij.

Prokuroria thotë se ka gjetur profil gjenetik të Beqarajt në makinën që autorët kanë përdorur për tu larguar pasi dogjën makinën e krimit.

Kujtojmë se në lidhje me vrasjen e Gentjan Bejtjes janë arrestuar më herët Edison Haxhiu, ndërsa Flodian Plaku i njohur edhe me emrat Flodian Serjani dhe Flodian Memo, i cili kishte rolin e qitësit është ende në kërkim nga policia.

42-vjeçari Gentjan Bejtja u ekzekutua në oborrin e shtëpisë së tij në Larushkë të Fushë Krujës në 2024.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights