Në vijim të punimeve për ndërtimin e segmentit rrugor të rrugëve lidhëse të Llogorasë, ditën e sotme, në orën 12:00, 1150 metra linearë nga dalja e tunelit të Llogarasë, në drejtim të Palasës, është parashikuar të kryhet një shpërthim i kontrolluar me sasi të vogla eksplozivi.
Sipas njoftimit të Autoriteti Rrugor Shqiptar, shpërthimi do të realizohet në funksion të hapjes së trasese së rrugës dhe nuk do të pengojë qarkullimin e mjeteve në këtë aks.
Punimet janë koordinuar me Policinë e Shtetit, me qëllim menaxhimin e situatës dhe garantimin e sigurisë së përdoruesve të rrugës gjatë zhvillimit të procesit.
Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve dhe drejtuesve të mjeteve për mirëkuptim deri në përfundimin e plotë të këtij operacioni pune.
