Sot, këngëtari i njohur Shemsi Krasniqi – Shemi i grupit “Ilirët”, raportohet se është gjetur i vdekur. Ende nuk dihen arsyet e arsyet e vdekjes.
Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë për KosovaPress se sot rreth orës 15:00 kanë pranuar informatën për një person pa shenja jete në një banesë në rrugën UÇK në Prishtinë.
“Me të marrë informatën policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ku vdekjen e viktimës (mashkull) e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
Në koorsinim me prokurorin e shtetit po ndërmerren veprimet e nevojshme policore”, tha ajo për KosovaPress.
Një prej këngëve që ka qenë hit nga Shemi, ishte ajo ‘Xhamadani vija-vija”.
