if (window.location.pathname === "/" || window.location.pathname === "/index.php") { setTimeout(function(){ location.reload(); }, 15000); // 15 sekonda }
640 0 68a9d70778a54

Gazetari i njohur, Artur Zheji, ka ndërruar jetë pasditen e sotme, në moshën 64-vjeçare.

Sipas njoftimit të uniformave blu, rreth orës 16:10, ambulanca e Spitalit Rajonal të Sarandës, e ka marrë gazetarin nga rruga Butrinti, në afërsi të restorantit Layos, pasi ka shfaqur probleme me shëndetin.

Publicisti i mirënjohur ndërroi jetë përgjatë transportit në spital.

“Rreth orës 16:10 ambulanca e Spitalit Rajonal Sarandë në rrugën Butrinti shtetasin Artur Petro Zheji i datëlindjes 26.09.1961 banues në Tiranë,i cili kishte probleme të shëndetit,diabetik.Ky shtetas ka ndrruar jetë gjatë transportit me Ambulancë.”, njofton policia.

Kush ishte Artur Zheji?

I lindur më 29 gusht 1961, Artur Zheji njihet për publikun shqiptar si gazetar, publicist, por dhe drejtues i një emisioni shqiptar.

Ai ka qenë i angazhuar për dekada në fushën e gazetarisë në vendin tonë. Veprimtaria e tij konsistonte analiza politike, shkrime editoriale të ndryshme si dhe drejtimin e programeve televizive.

Po kështu, Zheji ka qenë një zë për shqiptarët në Radio Radicale në Itali, përgjatë luftës së Kosovës.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights