640 0 1742162309x640 0 1739106871xthaci 876 460

Babai i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, Haxhi Thaçi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë. Haxhi Thaçi ishte i shtruar në QKUK prej disa kohësh ku po merrte trajtim mjekësor për gjendjen e tij të rënduar shëndetësore.

Më 13 mars 2025, ish-presidenti Hashim Thaçi, i cili ndodhet në paraburgim në Hagë që nga nëntori i vitit 2020, kishte marrë leje për të vizituar babanë e tij në spital.

Vizita zgjati rreth tre orë dhe u zhvillua nën masa të rrepta sigurie, ndërsa më pas Hashim Thaçi u kthye në paraburgim në Hagë. Gjatë qëndrimit të tij në spital, qytetarë të shumtë ishin mbledhur për t’i dhënë mbështetje ish-presidentit dhe familjes së tij në këto momente të vështira.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights