Aktorja amerikane Jennifer Runyon Corman, e njohur për rolin e saj si Gwendolyn Pierce në komedinë “Charles in Charge”, ndërroi jetë më 6 mars në moshën 65-vjeçare pas një beteje të shkurtër me kancerin.
Gjatë karrierës së saj, Runyon Corman u shfaq edhe në komeditë e njohura Ghostbusters dhe Up the Creek. Aktori Willie Aames, koleg i saj në “Charles in Charge”, e përshkroi si mike të dashur dhe frymëzuese, duke ndarë kujtime të veçanta nga vitet që kanë kaluar së bashku.

Jennifer lindi më 1 qershor 1960 në Chicago, ishte vajza e prezantuesit të radios James “Jim” Runyon, dhe u tërhoq nga Hollywood-i për të rritur familjen e saj bashkë me bashkëshortin Todd Corman dhe dy fëmijët, Wyatt dhe Bayley.
Lajmin për vdekjen e saj e konfirmoi edhe aktorja Erin Murphy, duke e përshkruar si një grua të veçantë dhe mikeshë të dashur.
