Nderimi i Kavajës për Lirinë: Ceremonia e dekorimit të Ambasadorit William G. Walker Në një ceremoni të veçantë organizuar nga Bashkia Kavajë dhe Shoqata e të Përndjekurve Anti-Komunistë, qyteti i Kavajës nderoi Ambasadorin William G. Walker dhe personalitete të tjera që kanë dhënë kontribut për çështjen shqiptare.
“Kavaja është një qytet i veçantë, i njerëzve të thjeshtë, punëtorë, të mençur dhe të ndershëm, me një besim të palëkundur tek Zoti. Në vitin 1990, djemtë e këtij qyteti u përballën si gladiatorë të lirisë me diktaturën dhe çliruan qytetin e tyre.”
erisha theksoi se nderimi i Kavajës për figura që luftojnë për lirinë, si Ambasadori Walker, është një shprehje e mirënjohjes së thellë të qytetit për ata që kanë mbrojtur të drejtat dhe lirinë e popullit shqiptar.
“Kavaja është një derë e madhe që ruan me krenari traditat e të parëve. Sot kemi nderin të presim dhe të vlerësojmë Ambasadorin Walker, një simbol i së vërtetës dhe drejtësisë ndërkombëtare, që luajti një rol të jashtëzakonshëm në mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në Kosovë.”
Në ceremoninë e organizuar për 26-vjetorin e ngjarjes së Reçakut, u theksua roli historik i Ambasadorit Walker si dëshmitar i masakrës dhe zëri i së vërtetës që tronditi ndërgjegjen ndërkombëtare. “Jam thellësisht i nderuar për këtë vlerësim nga qyteti i Kavajës.
Kujtimet dhe angazhimi im për popullin shqiptar mbeten të gdhendura në zemrën time.” Pjesë e ceremonisë ishin edhe Ilir Ikonomi, gazetar dhe intelektual i mirënjohur, si dhe Beqir Sina, një përfaqësues i familjeve të persekutuara, të cilët u vlerësuan për kontributet e tyre të vyera për historinë dhe lirinë shqiptare.
“Ky nderim është mesazh i qartë: mirënjohja jonë për miqtë e lirisë nuk do të shuhet kurrë.”