Një
20-vjeçar shqiptar nga Korça është vrarë në mënyrë brutale në Suedi, ku është
qëlluar mbi 25 herë me thikë nga disa persona me kombësi arabe. 20-vjeçari
Lauren Spaho
kishte shkuar në Suedi 7 muaj më parë, ku edhe punonte në ndërtim.


Ngjarja ka
ndodhur më datë 8 maj në qytetin Karlstad të Suedisë, por nuk ishte bërë
publike. 20-vjeçari nga Korça, Lauren Spaho ka qenë në një disko bashkë me disa
bashkëmoshatarë të tij me kombësi arabe.Në disko ka nisur një sherr midis
bashkëmoshatarëve të 20-vjeçarit dhe Laureni ka ndërhyrë për t’i ndarë
bashkëmoshatarët e tij, por më pas pasi kanë dalë nga disko, grupi i të rinjve
me kombësi arabe kanë sulmuar brutalisht të riun shqiptar duke e goditur mbi 25
herë me thikë.

20-vjeçari
ësht
ë dërguar në spital ku ka qëndruar 24 orë në gjendje kome dhe më pas
fatkeqësisht ka ndërruar jetë. Për ngjarjen, policia suedeze fillimisht ka
shoqëruar 9 persona me kombësi arabe dhe më pas është dhënë masa arrest me burg
për 5 prej tyre.

Dhe dy të
tjerë janë liruar më pas dhe tashmë në burg për krimin ndodhen 3 persona.
Autoritetet suedeze kanë lajmëruar autoritetet shqiptare dhe më pas policia
shqiptare ka lajmëruar familjen e 20-vjeçarit për ngjarjen e rëndë.

Ndërsa
autoritetet suedeze kërkojnë që të përfundojnë të gjitha procedurat hetimore
dhe nuk po lejojnë marrjen e trupit të 20-vjeçarit nga familja.

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights