Dita e shtunë është shpallur ditë zie kombëtare në nder të Papa Françeskut, i cili ndërroi jetë të hënën e 21 Prillit.
Vendimi është marrë nga qeveria. Në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike do të ulet në gjysmështizë flamuri kombëtar.
1. Shpalljen ditë zie kombëtare ditën e shtunë, datë 26.4.2025, në shenjë dhimbjeje, respekti e mirënjohjeje për Atin e Shenjtë, Papa Françesku, i cili ndërroi jetë pas një sëmundjeje.
3. Ftohen të gjitha stacionet radiotelevizive, publike dhe private që gjatë ditës së zisë kombëtare të transmetojnë muzikë funebër.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”, njoftoi Këshilli i Ministrave.
Papa Françesku u shua mëngjesin e 21 Prillit në moshën 88-vjeçari. Vitet e fundit ai kishte problematika me shëndetin dhe në Shkurt iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale.
Në vitin 2014, Papa Françesku vizitoi Shqipërinë në udhëtimin e tij të parë në Europë, ku mbajti edhe një meshë të shenjtë.