Rënia e
kursit të këmbimit të Euros me Lekun u ndal në fillim të javës që lamë 
 pas  .


Sipas kursit
zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, euro u këmbye të hënën me 106.26
lekë, në rritje nga niveli minimale historik prej 105.62 lekësh që kishte
prekur ditën e premte.

Kjo ishte
ngritja e parë ditore e kursit të Euros që prej datës 26 maj. Frenimi i rënies
së Euros u përcoll edhe në kursin e valutave të tjera kryesore.

Dollari
Amerikan, Paundi Britanik dhe Franga Zvicerane shënuan të gjitha rritje
krahasuar me fundin e javës së kaluar.

Një rritje e
ndjeshme dhe e papritur e kursit të Euros u vërejt qysh në fundjavë. Ditën e
shtunë pikat e këmbimit valutor aplikuan një rritje të fortë të kursit të
këmbimit të Euros sidomos në shitje, duke zgjeruar marzhet e tregtimit deri në
tre pikë, nga më pak se një pikë që kanë qenë zakonisht në dy javët e fundit.

Sipas
ekspertëve, këto lëvizje të forta në drejtime të kundërta duken kryesisht
rezultat i faktorëve psikologjikë dhe ndoshta edhe i sjelljeve të mundshme
spekulative, më shumë se sa i lëvizjeve thelbësore të kërkesës dhe ofertës në
tregun valutor.

Euro u
zhvlerësua me një ritëm rekord prej 4.5% në vetëm dy javë, ndërsa të shtunën,
në mënyrë të papritur, kursi iu rikthye rritjes.

Ngelet për
t’u parë nëse Euro do të arrijë të korrigjojë disi rënien e fortë të dy javëve
të shkuara, para fillimit të periudhës kulmore të sezonit veror, mes muajve
korrik dhe gusht.

Lëvizjet e
forta të kursit në dy muajt e fundit i bëjnë edhe më të vështira parashikimet,
megjithëse mbështetur në të dhënat historike Leku pritet të vazhdojë të gëzojë
pozita të forta në këtë periudhë të  vitit

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights