Ish-basketbollisti Enea Andrea u nda sot nga jeta në moshën 54-vjeçare, si pasojë e një arresti kardiak.
Lajmi u bë i ditur nga Federata Shqiptare e Basketbollit, e cila në një reagim shprehu dhimbjen e thellë për ndarjen nga jeta të Andreas.
“Enea Andrea do të kujtohet për pasionin, përkushtimin dhe kontributin e tij në basketbollin shqiptar, si dhe për vlerat njerëzore që la pas brenda dhe jashtë fushës së lojës. Në këtë moment të vështirë, Federata Shqiptare e Basketbollit i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe gjithë komunitetit të basketbollit. Kujtimi yt do të mbetet gjithmonë mes nesh”, thuhet në reagimin e FSHB-së.
Enea Andrea ishte një emër i njohur për sportin e basketbollit shqiptar, ku ka luajtur për shumë vite me ekipin e Dinamos dhe duke qenë pjesë e ekipit kombëtar.
Pas karrierës si lojtar, ai shquhej për rolin e tij si specialist dhe komentator në transmetimet televizive të basketbollit amerikan NBA, duke u bërë një figurë e njohur edhe në median shqiptare.
Enea Andrea është vëllai i aktores së njohur, Ema Andrea.
