Begaj ne NAto

Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO) shënon sot 77-vjetorin e themelimit të saj. Me këtë rast, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka publikuar një mesazh urimi në rrjetet sociale, ku vlerëson rëndësinë e Aleancës, ndërsa thekson se prej më shumë se shtatë dekadash NATO mbetet një nga arritjet më të mëdha të bashkëpunimit ndërkombëtar.

“Prej 77 vitesh NATO është një nga arritjet më të rëndësishme të bashkëpunimit ndërkombëtar, një Aleancë e ndërtuar mbi besimin dhe solidaritetin për garantimin e lirisë, sigurisë dhe mbrojtjen e përbashkët.

NATO vazhdon të jetë simbol i unitetit dhe përgjegjësisë kolektive, duke mbrojtur vlerat demokratike dhe forcuar sigurinë Euroatlantike.”, shkruan Begaj.

Kreu i shtetit theksoi gjithashtu kontributin e Shqipërisë në këtë organizatë, duke nënvizuar se vendi ynë prej 17 vitesh është një anëtar i denjë i NATO-s.

“Prej 17 vitesh Shqipëria qëndron krenarisht si një anëtare e denjë në këtë familje, duke kontribuar për paqen, sigurinë dhe mbrojtjen kolektive. Rritja e buxhetit të mbrojtjes, si dhe kontributi aktiv në misione e operacione të NATO-s janë dëshmi e përkushtimit tonë të palëkundur ndaj vlerave të përbashkëta.”, shton më tej ai.

NATO, e themeluar më 4 prill 1949, ka evoluar ndër vite duke u zgjeruar dhe duke forcuar rolin e saj në përballjen me sfidat e reja të sigurisë globale. Sot, ajo mbetet një nga shtyllat kryesore të mbrojtjes kolektive dhe stabilitetit ndërkombëtar.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights