if (window.location.pathname === "/" || window.location.pathname === "/index.php") { setTimeout(function(){ location.reload(); }, 15000); // 15 sekonda }
Nato

Pas rrëzimit të disa dronëve rusë që shkelën hapësirën ajrore të Polonisë, NATO njoftoi nisjen e operacionit të ri ushtarak “Eastern Sentry” për të forcuar mbrojtjen në krahun lindor të aleancës.

Sekretari i Përgjithshëm, Mark Rutte, tha se incidentet nuk janë të izoluara dhe paralajmëroi se veprimet e Rusisë janë të rrezikshme dhe të papranueshme.

“Çfarë ndodhi të mërkurën nuk është incident i izoluar. Rusia po vepron gjithnjë e më shpesh në mënyrë të pakontrolluar përgjatë krahut tonë lindor. Për këtë arsye sot njoftojmë nisjen e Eastern Sentry, një mision që do të përfshijë kapacitete të shumta ushtarake, duke përfshirë edhe mbrojtjen ndaj dronëve.”

Operacioni do të përfshijë trupa dhe mjete nga disa vende aleate si Danimarka, Franca, Britania e Madhe dhe Gjermania. Komandanti suprem i forcave të NATO-s në Evropë, gjenerali Alexus Grynkewich, tha se ky është një hap i qartë për të garantuar mbrojtjen e çdo centimetri të territorit të aleancës.

“Eastern Sentry do të mbulojë të gjithë krahun lindor të aleancës, nga veriu i largët deri në Detin e Zi dhe Mesdhe. Do të kombinojë mbrojtjen ajrore dhe tokësore, do të rrisë shkëmbimin e informacionit mes vendeve dhe do të forcojë më tej mbrojtjen tonë.”

Operacioni nisi zyrtarisht të premten në mbrëmje, ndërkohë që Këshilli i Sigurimit i OKB pritet të diskutojë incidentin me dronët me kërkesë të Polonisë.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights