Napoli është eliminuar nga Kupa e Italisë, teksa Como siguroi kualifikimin në gjysmëfinale falë penalltive për herë të parë pas 40 vitesh.
Koha e rregullt e sfidës përfundoi me rezultatin 1-1. Fillimisht ishte skuadra e Fabregas që kaloi në avantazh me Baturinën nga pika e bardhë e penalltisë.
Napoli e shtoi ritmin dhe gjeti golin e barazimit me Vergarën në fillimin e pjesës së dytë.
Pavarësisht rasteve të shumta që prodhuan të dyja ekipet, nuk ia dolën të shënonin, dhe fituesi u vendos nga penalltitë. Romelu Lukaku nuk u tregua i saktë nga pika e bardhë, duke shtuar presionin tek të tijtë.
Megjithatë, për të shpallur fituesin e sfidës u goditën 16 penallti. I fundit që gaboi për skuadrën e Contes ishte Lobotka.
Antonio Conte pati kritika për arbitrimin, teksa nuk harroi të thumbonte rivalët në Serinë A.
“Sa herë të vij në konferencë, do të them që në dy vite kam fituar dy trofe, ndërsa ekipet e tjera kanë fituar vetëm zero, ashtu sic thoshte dikur një trajner. Arbitrat po gabojnë pafund, duhet ndryshuar diçka”, tha Antonio Conte.
Como në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë do të përballet me Interin.
