Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së sotme në Kuvend është ndalur te arrestimi i Erion Veliajt. Berisha i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar si përgjegjës kryesorë të aferave korruptive që akuzohet Veliaj. Berisha ngre akuza se Veliaj është arrestuar me urdhër të Ramës, ndërsa i bën thirrje këtij të fundit se nuk mund të fshehë aferat e tij me arrestimin e Veliajt dhe Ajola Xoxës.
Berisha krahasan më tej arrestimin e Erion Veliajt me atë të Ilir Metës teksa thotë se ky i fundit u arrestuar në publik si të ishte bandit, ndërsa Veliaj u arrestua në një mënyrë krejt normale.