Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi prezantoi sot disa nga objektivat për vitin 2023, ndërsa bëri edhe një analizë të arritjeve gjatë vitit që lamë pas, duke veçuar zbatimin e programit të kodimit dhe porgrameve sportive në shkolla

.

Muzhaqi e konsideroi vitin 2022 një vit të suksesshëm, pasi sipas saj janë hartuar dhe janë në zbatim programe të rëndësishme për fëmijët e të rinjtë.

“Kemi hartuar për herë të parë një strategji kombëtare 7-vjeçare për të rinjtë. Po ashtu u realizuan 100 laboratorë inteligjentë në 100 shkolla që u ofrojnë nxënësve kushte moderne për të zhvilluar lëndën e teknologjisë. Kemi punuar edhe për kurrikulat që të jenë të nivelit më të lartë. Mësuesit janë trajnuar në 3 drejtime: për përdorimin e pajisjeve teknologjike të laboratorit; në aspektin pedagogjik të kurrikulës së re; dhe në përdorimin e platformës online të kodimit”, tha ajo.

Për vitin 2023, ministrja Muzhaqi theksoi se synohet zgjerimi i mëtejshëm i këtij programi, i cili është realizuar në bashkëpunim mes qeverisë shqiptare dhe Fondit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim”.

Në këtë drejtim, Muzhaqi theksoi se përveç 100 laboratorëve të ngritur janë në proces edhe 884 laboratorë të tjerë.

Ministrja theksoi se qeveria do të subvencionojë të rinjtë me deri në 300 mijë lekë për kryerjen e kurseve të kodimit, të cilat janë të kushtueshme. Mbështetja financiare, sipas saj, do të përcaktohet duke marrë parasysh fillimisht ata të rinj që kanë më shumë nevojë.

Programi i mbështetjes, sipas saj, parashikon edhe financim deri në 200 mijë lekë për të përshtatur elementët e kursit në rast se personat pjesëmarrës janë me aftësi të kufizuar.

Po ashtu, ministrja theksoi se mbështetja e qeverisë do të jetë edhe për ndërlidhjen me tregun e punës, për të cilën po bashkëpunohet me bizneset.

Duke folur për programin e sportit, Muzhaqi u ndal te krijimi i 700 ekipeve sportive në shkolla.

“Pajisëm të rinjtë me uniforma dhe pajisje sportive. Janë krijuar 231 ekipe basketbolli ku marrim pjesë 3296 nxënës si dhe 332 ekipe volejbolli ku marrin pjesë 4725 nxënës”, tha ajo.

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights