Ish-deputeti Myslim Murrizi ka reaguar ashpër pas vendimit të Sali Berishës për të konfirmuar Gazment Bardhin si kryetar të Grupit Parlamentar të PD-së.
Në një postim të publikuar në rrjete sociale, Murrizi e quan këtë vendim tregues të “pazareve të pista” dhe të një politike të degraduar që, sipas tij, nuk ka më lidhje me parimet morale apo kauzat opozitare.
“Kush harron shpejt gabon shpesh. Por kush mendon që na i shet si ‘gabime’ pazaret e pista për b*thën e tij me çdo b*thëlëpirës tjetër në kurriz të demokratëve, nuk meriton as respekt, as mbështetje, as mirënjohje,” shkruan Murrizi, krahas një videoje.
Ai akuzon Berishën dhe Bardhin për marrëveshje të fshehta, duke i cilësuar si pjesë e një “tufe qelbanikësh” që, sipas tij, vetëm shiten dhe blihen për interesa personale.
“B*thëlepirjet mes njëri-tjetrit nuk janë as parime morale, as kauza për opozitarët, por tregojnë karakterin bastard që lëpini çdo gëlbazë që keni hedhur në surratin e njëri-tjetrit. Me këtë video kuptohet qartë qelbësirlliku politik i qelbësirave të politikës,” përfundon Murrizi.
Demokrati nuk nuk siguroi një mandat deputeti në zgjedhjet e 11 majit, megjithatë siç ka deklaruar, nuk e sheh veten jashtë skenës politike për shumë gjatë.