Mungesa e Vitaminës D është faktor rreziku për sëmundjet kardiovaskulare, përfshirë hipertensionin, iktusin, infarktin.
Vitamina D kryen disa funksione në organizëm, merret nëpërmjet ushqimit, por mbi te gjitha nëpërmjet ekspozimit në rrezet e diellit. Deri më sot, mungesa e saj në organizëm dhe pasojat e lidhura shpesh ishin diskutuar, por nuk kishte evidenca shkencore të mirëfillta.
Sipas një studimi të fundit të kryer nga 31 ekspertë të 20 universiteteve të ndryshme, është hartuar një dokument që është publikuar në revistën “Nutrients”, ku janë edhe vlerësimet shkencore.
Sipas ekipit, mungesa e vitaminës D në organizëm duhet kuruar sipas nevojës personale të çdo pacienti, dhe nuk mund te ketë një protokoll njësoj për tç gjithë. Kjo pasi është një hormon me funksione komplekse, dozimi dhe përdorimi i saj kërkon logjike terapeutike.
Bazuar në këtë studim dhe vlerësimet e bëra, tashmë do të nisin menjëherë studime klinike mbi pacientet me insuficiencë kardiake.