Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme, 31 korrik, në autostradën Levan–Vlorë, në afërsi të Urës së Mifolit.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se një motomjet ka tentuar të parakalojë dhe është përplasur me një automjet të tipit kamion.
Si pasojë e përplasjes së fortë, drejtuesi dhe pasagjeri i motorit kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar me urgjencë në spital për ndihmë mjekësore.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të zbardhur dinamiken e aksidentit.