Gjate orëve të para të mëngjesit të sotëm stuhi, reshje shiu dhe era e forte ka përfshirë qytetin e Fierit.

Nga raportimet e para zyrtare mësohet se nuk ka problematika apo dëme në bujqësi e bllokime rrugësh.

Ka pasur ndërprerje sporadike të energjisë elektrike, e cila është rikthyer në pak minuta. Reshjet vijojnë prej disa orësh.

Mallakastër

 

Mësohet në Mallakastër ka pasur reshje shiu, por nuk ka pasur problematika si ndërprerje te energjisë elektrike, bllokime rrugësh nga shkarjet e dherave apo dalje te prrenjëve.

Patos
Edhe ne Patos reshjet nuk kanë shkaktuar dëme, apo ndërprerje të energjisë elektrike dhe bllokime rrugësh.

Roskovec
Reshjet e orëve të para të mëngjesit kanë shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona të Roskovecit si Suk1 dhe Suk2, Kurjan. Para stuhisë, OSHE ka ndërprerë energjinë elektrike në zonat problematike. Për shkak të izolatorëve të amortizuar ka pasur probleme me energjinë elektrike dhe ekipet e OSHE janë në teren për riparime.

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights