Të paktën 7 persona kanë humbur jetën nga stuhitë e forta dhe tornadot që përfshinë pjesën qendrore dhe jugore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Disa shtete, nga Arkansas deri në Ohio, janë përballur me stuhi ere, tornado dhe shira të dendur.
Sipas New York Times, mes viktimave eshte një baba dhe vajza e tij 16-vjeçare, të cilët humben jeten kur një tornado goditi shtëpinë e tyre në Tenesi.
Pesë persona humbën jetën në Tenesi, një në Indiana dhe një në Misuri, raportoi NBC News. Të paktën 13 u plagosën në të gjithë rajonin.
Ekipet e emergjencave janë në gatishmëri për të shpërndarë ushqim dhe ujë për të prekurit.