9fad4315 5a86 44a8 827b ade2c59a8109 768x576

Përkeqësimi i kushteve atmosferike ka sjellë ulje të temperaturave dhe reshje të dendura në disa zona të vendit. Në segmentin rrugor Qafë Mali-Fierzë, reshjet e dëborës janë të lehta dhe nuk pengojnë qarkullimin, por rekomandohet kujdes i shtuar për drejtuesit e automjeteve. Po ashtu, në Malësinë e Madhe shënohen reshje të forta shiu të shoqëruara me erë të fuqishme, ndërsa në Fushë Arrëz reshjet janë më të lehta. Në lartësi mbi 800 metra reshjet janë kryesisht në formë dëbore.

Drejtuesit e automjeteve që udhëtojnë në zonat malore këshillohen të pajisin automjetet me goma dimërore për të shmangur çdo rrezik të mundshëm në qarkullim.

Për shkak të kushteve të përkeqësuara hidrometeorologjike, Porti i Vlorës ka ndaluar dhënien e lejeve të nisjes për mjetet e vogla lundruese dhe anijet e peshkimit që operojnë në det të hapur. Kapitenët dhe ekuipazhet e mjeteve lundruese apelohen të marrin masat e nevojshme për sigurinë e mjeteve në port dhe të jenë në gatishmëri të lartë.

Ndërkohë, anijet ndërkombëtare të transportit detar vazhdojnë operacionet e tyre normalisht. Përmirësimi i motit dhe stabilizimi i situatës hidrometeorologjike pritet të ndodhë pas orës 16:00 të datës 24 dhjetor.

Këshillohet kujdes i shtuar në lëvizje dhe respektim i masave të sigurisë për të gjithë qytetarët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights