Ministrja Delina Ibrahimaj, në një konferencë për shtyp ka folur mes të tjerash edhe për informalitetin e pagave.
Ajo u shpreh se po ndërmerren të gjithë hapat e nevojshëm në mënyrë që pagat të deklarohen të plota, si dhe shpjegoi se cilat do të ishin nismat që do të merren së shpejti.
“Anoncuam që Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve do të vijojë me fokus në rritje e pagave dhe uljen e informalitetit.
Kemi dërguar letra në bizneset e përfshira në plan dhe po analizojmë reagimet, të cilat duhet të ishin deri në datën 20 të këtij muaji.
Në dhjetë ditëshin e ardhshëm do analizojmë dhe do të nisim në vizitat fiskale.
Qasja është e njëjta si pak muaj më parë ku ka pasur një përfshirje të gjerë mbi këtë çështje, tani do të përqendrohemi në tre sektorë dhe do të vijojë edhe në periudhat në vijim, deri kur pagat të shkojnë në realitetin e tyre pasi është një e keqe e madhe publike që i bëhet individëve deklarimi i ulët që ndikon më tej edhe mbi i pensionet”, u shpreh ajo.