if (window.location.pathname === "/" || window.location.pathname === "/index.php") { setTimeout(function(){ location.reload(); }, 15000); // 15 sekonda }
Tatuazhe

Imazhet me rezolucion të lartë të tatuazheve të gjetura në një “mumie akulli” 2500-vjeçare siberiane kanë zbuluar vizatime që edhe tatuistët e sotëm do të kishin vështirësi për t’i realizuar.

Tatuazhet e detajuara të leopardëve, një dreri, një gjeli dhe një krijese mitike gjysmë-luan dhe gjysmë-shqiponjë në trupin e gruas hodhën dritë mbi një kulturë luftëtarësh të lashtë.

Arkeologët bashkëpunuan me një tatuist që riprodhon vizatime të lashta në trupin e tij për të kuptuar saktësisht sesi janë realizuar.

Gruaja, e cila ishte rreth të 50-ave vinte nga populli nomad i kalorësve Pazyryk që jetonin në stepat e pafundme mes Kinës dhe Europës.

Skanerët zbuluan tatuazhe “të detajuara, të sakta dhe uniforme” që nuk shiheshin me sy të lirë.

“Zbulimet vërtet më çuan në pikën sesa të sofistikuar ishin këta njerëz”, tha autori i studimit, Gino Caspari nga Max Planck Institute of Geoanthropology për BBC.

Gjetja e të dhënave të hollësishme për praktikat e lashta sociale dhe kulturore është e vështirë sepse pjesa më e madhe e provave shkatërrohen me kohën. Është edhe më e vështirë për të gjetur detaje për  jetën e dikujt.

Mumiet Pazyryk të akullit u gjendën në varret e akullta në malet Altai në Siberi në shek. XIX, por të parit të tatuazheve ka qenë i vështirë.

Tatuisti Daniel Riday tha se ndryshonte cilësia e punës në dy krahët e gruas duk treguar se tatuazhet janë bërë nga persona të ndryshëm ose ka pasur gabime.

“Nëse do të hamendësoja, janë dashur rreth katër orë e gjysmë për parakrahun dhe pesë të tjera për  pjesën sipër të krahut të djathtë. Është përkushtim i fortë nga personi. Përfytyroni të ulesh në tokë, në stepë ku era fryn gjithë kohën. Do të duhej të kryhej nga dikush që ka njohur për shëndetin dhe sigurinë, që i njeh rreziqet se çfarë ndodh kur shpohet lëkura.”

Ekipi beson se për shkak të shenjave në lëkurën e saj, tatuazhet janë skicuar para se të bëheshin tatuazhet. Ata mendojnë se është përdorur një mjet si gjilpërë me shumë koka i bërë nga briri ose kocka  e një kafshe, si dhe një gjilpërë teke. Me gjasë, pigmenti është përftuar nga bimë të djegura ose bloza.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights