Çdo vit, prodhohen pothuajse 100 milionë ton mollë në mbarë botën. Fruti me ngjyra e shije të ndryshme ka nxitur edhe lindjen e frazës së famshme “një mollë në ditë e mban doktorin larg”.
Por a ka ndonjë të vërtetë në thelb të kësaj thënieje të vjetër? Dhe, a janë mollët më të shëndetshme krahasuar me frutat e tjera?
Së pari, mollët janë një burim i lartë i fitokimikateve si flavanolet. Këto të fundit sjellin shumë përfitime për shëndetin si ruajtja e një peshe të shëndetshme dhe ulja e rrezikut të sëmundjeve të zemrës.
Mollët përmbajnë gjithashtu polifenole të ndryshme, përfshirë antocianinat, të cilat i japin ngjyrën e kuqe cipës së tyre dhe përmirësojnë shëndetin e zemrës. Një tjetër polifenol që gjendet në mollë është floridzina që ndihmon në kontrollin e glukozës në gjak.
Fibra si pektina reduktojnë sasin e lipoproteinave të pangopura që është kolesteroli i dëmshëm. Pektina gjithashtu ul sasinë e sheqerit dhe yndyrnave që ne thithim nga ushqimi, duke ndihmuar në stabilizimin e nivelit të sheqerit në gjak.

Sipas një përmbledhjeje nga pesë studime, konsumimi i mollëve lidhet me një ulje prej 18% të rrezikut për zhvillimin e diabetit të tipit 2. Një tjetër përmbledhje e 18 studimeve, rezultoi se konsumimi i mollëve apo lëngut të saj mund të ulë kolesterolin nëse mund të konsumohet për më gjatë se një javë.
Të ushqyerit shëndetshëm në përgjithësi mund të ulë deri në 40% rrezikun e kancerit deri falë përbërësve bioaktivë, fitokimikateve, që janë të pranishme te molla. Disa studime kanë lidhur konsumimin e mollës me një rrezik më të ulët për zhvillimin e disa llojeve të kancerit.
Mollët nuk kanë shumë vitaminë C, hekur apo kalcium, por është e qartë se mund të përmirësojnë shëndetin. Megjithatë, a mjafton një në ditë që të na shpëtojë nga mjeku?
Një studim i vitit 2015 iu përgjigj pikërisht kësaj pyetjeje. Kërkuesit realizuan një anketë me pothuajse 9,000 persona që raportuan se çfarë hanin gjatë 24-orëve duke pasqyruar dietën ditore.
Sipas anketës, njerëzit që hanin mollë përveçse kishin shëndet më të mirë, rezultonin më të arsimuar dhe më pak të prirur për të konsumuar duhan.