Ministrja e Arsimit Evis Kushi foli ditën e sotme në Komisionin e Arsimit për rritjen e pagave të mësuesëve, ndërsa tha se ata meritojnë më shumë edhe pas rritjes 32% gjatë mandatit të fundit.

Sipas saj në mandatin aktual planifikohet 40% rritje e pagave, ndërsa shtoi se për të vlerësuar cilësinë e mësimdhënies në shkolla duhen kryer ende vëzhgime nga institucionet.

 

“Mësuesit meritojnë më shumë, i rritëm pagat mandatin e kaluar pavarësisht tërmetit e pandemisë. Janë rritur 32%.

Mandatin e ri jemi angazhuar për 40% rritje, vitin e ardhshëm do të ketë sërish rritje, deri në fund të mandatit minimumi i rritjes do jetë 40%.

E përsëris, mësuesit meritojnë më shumë. Për të vlerësuar cilësinë në arsim duhet të bëjmë ende vëzhgime, megjithëse ka  shumë për të përmirësuar.

Kurrikula jonë është e përshtatur, kur shkojnë jashtë nxënësit tanë dalin shumë mirë”, deklaroi ajo.

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights