556215761 122179675364473314 2210896064484270957 n 1024x683

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ndodhej në Varshavë, ku dhe zhvilloi takim me homologun e tij, Władysław Kosiniak-Kamysz.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Vengu ka ndarë foto nga ky takimi dhe nga diskutimet e kryera midis dy ministrave dhe të deleguarve që i shoqëronin.

Krahas fotove, ai shkruan se mes tyre, u dakordësua për intensifikimin e bashkëpunimit midis Shqipërisë dhe Polonisë për fuqizmin e kapitalit njerëzor dhe rritjen e kapaciteteve prodhuese.

“Në Varshavë, dita nis me takimin me homologun Władysław Kosiniak-Kamysz.

Në eksperiencën e suksesshme polake, anëtarësimi në BE dhe mbështetja konsistente për Mbrojtjen dhe industrinë ushtarake janë dy anë të së njëjtës medalje. Një mësim i vyer që na nxit për më shumë bashkëpunim me Poloninë, një aleat i qëndrueshëm i procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

Ramë dakord sot për një intensifikim të bashkëpunimit mes dy ministrive të Mbrojtjes në dy elementë kyç: fuqizimi i kapitalit njerëzor dhe rritja e kapaciteteve prodhuese.

Mirënjohës Polonisë për mbështetjen e pakursyer dhe për vëmendjen dashamirëse në funksion të stabilitetit dhe sigurisë në Evropën Juglindore”, shkruan Vengu në rrjete sociale.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights