511196241 122236527890078696 5050839496605812762 n 1024x754

Ministri i Jashtëm dhe i Evropës i Republikës së Shqipërisë, Igli Hasani, ka marrë pjesë në Samitin e NATO-s, të mbajtur në Hagë.

Përmes një postimi në rrjete sociale, teksa ndan foto nga takimet me zyrtarët ndërkombëtarë, shkruan se Shqipëria ofron mbështetje të palëkundur për Ukrainën. Po kështu, Hasani shprehet se ka vlerësuar rolin udhëheqës të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për zgjidhjen e krizës në Lindjen e Mesme.

Rëndësi i kushtoi dhe rolit të një “shtylle të fortë evropiane” për unitetin dhe qëndrueshmërinë e NATO-s.

“Gjatë takimit të Këshillit NATO–Ukrainë në Hagë, riafirmova mbështetjen e palëkundur të Shqipërisë për Ukrainën, vlerësova rolin udhëheqës të SHBA-së për zgjidhjen e krizës në Lindjen e Mesme, si dhe theksova rolin thelbësor të një shtylle të fortë evropiane për unitetin dhe qëndrueshmërinë e Aleancës”, shkruan Hasani në rrjete sociale.

Hasani mori pjesë në Takimin e Këshillit NATO-Ukrainë, dedikuar diskutimit për situatën në Ukrainë, ku është takuar me Sekretarin e Shtetit të SHBA, Marco Rubio, me Përfaqësuesen e Lartë e BE-së për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë, njëherësh Zëvendës Presidente e Komisionit Evropian, Kaja Kallas, si dhe me homologë nga vendet anëtare të BE-së dhe vendeve kandidate.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights