Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur fajtor dhe ka dënuar me 15 vjet burgim Millosh Pleskoviç, i akuzuar për krime lufte në Kosovë.
Sipas aktakuzës, Pleskoviç gjatë vitit 1998-’99 në Prizren, në bashkëpunim me një grup serbësh të armatosur, kanë vrarë tre civilë shqiptarë dhe plagosur disa të tjerë.
Gjykata e dha vendimin sot, më 31 korrik, ku thuhej se ai ka qëlluar me kallashinkov drejt viktimave dhe të plagosurve. Më pas i ka lejuar familjarët e të ndjerëve që të marrin trupat e pajetë një javë nga vrasja.
“Trupat e R., dhe B.D. ishin vendosur mbi njëri-tjetrin, kurse njëri nga ta e kishte këmbën e prerë, ndërkaq viktima F., nuk e kishte kokën në trup”, thuhet në vendim.
Për këto arsye ai u ngarkua me veprën penale për krime lufte kundër civilëve.