if (window.location.pathname === "/" || window.location.pathname === "/index.php") { setTimeout(function(){ location.reload(); }, 15000); // 15 sekonda }
Image 253

Presidenti amerikan Donald Trump ka përshkruar si “të shkëlqyer dhe shumë të suksesshëm” takimin e tij në Alaskë me presidentin rus Vladimir Putin, ndërsa ka njoftuar gjithashtu një telefonatë të gjatë me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe disa liderë europianë, përfshirë Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s.

Në një postim të bërë në platformën Truth Social, Trump shkruan se të gjithë kanë rënë dakord se mënyra më e mirë për t’i dhënë fund luftës mes Rusisë dhe Ukrainës është një Marrëveshje Paqeje e drejtpërdrejtë, dhe jo vetëm një armëpushim i përkohshëm, që shpesh nuk zbatohet.

Presidenti Zelensky pritet të vizitojë Shtëpinë e Bardhë në Washington të hënën pasdite, 18 gusht. Trump njofton se, nëse gjithçka shkon sipas planit, më pas do të caktohet një takim tjetër me presidentin Putin.

“Potencialisht, miliona jetë mund të shpëtohen,” shkruan Trump, duke theksuar rëndësinë e këtij procesi diplomatik.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights