Milan është ekipi që ka pasur më shumë spektatorë në ndeshjet e Serie A deri në këtë pikë të sezonit. Mediat italiane bëjnë të ditur se sfidat e skuadrës së Allegri i ndjekin mesatarisht mbi 73 mijë spektatorë. Në total, 9 ndeshjet e para kanë pasur më shumë se 658 mijë tifozë në “San Siro”.
Menjëherë më pas vjen Inter me një mesatare që kalon 72 mijë shikues në stadium dhe me një total rreth 580 mijë për 8 ndeshje. Kjo renditje vijon me Romën, Napolin, Lazion dhe Juventusin.
Në fakt, Juve me stadiumin me një kapacitet pak më shumë se 40 mijë ulëse mbushet mbi 98%, i ndjekur nga Cagliari që ka një stadium më modest, Milani dhe Interi.
Në total, 166 ndeshjet e luajtura deri më tani në Serie A kanë pasur mbi 5 milionë e 200 mijë spektatorë, me një mesatare rreth 31 mijë për sfidë. Nëse ecet me këto ritme, do të jetë sezoni më i suksesshëm prej 1992-1993.
