Kryetari i
Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka zhvilluar sot një takim me strukturat në
Njësinë 5 të Kryeqytetit.
Me anë të
një postimi në Facebook, Meta bën me dije se ka nisur puna konkrete për
organizimin e Partisë së Lirisë, në zbatim edhe të detyrave të caktuara në
Konventën e Tiranës.
Postimi i
plotë:
Me shtabin e
Njësisë Nr.5 të kryeqytetit, ku jam i deleguar, nisëm sot nga puna konkrete për
organizimin e Partisë së Lirisë, në zbatim edhe të detyrave të caktuara në
Konventën e Tiranës.
Kur vizioni
politik është i qartë, vendimtare për ta fituar betejën mbetet organizimi.
Jam i bindur
se me përkushtim të përditshëm në terren së bashku më të gjithë anëtarët dhe
simpatizantët tanë do të bëjmë ndryshimin e fortë në lidhje me qytetarët dhe
mbrojtjen e interesave të tyre.

