Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta në një konferencë për mediat, mes të tjerash foli edhe mbi largimin masiv të shqiptarëve nga vendi.

Ai u shpreh se hapi i vetëm për ndalimin e hemoragjisë është vetëm largimi i kryeministrit Rama.

“Lëvizja e vetme që ndal hemoragjinë është largimi i Ramës si shkaktari me politikat e tij këmbëngulëse.

Shqipëria ia ka kaluar të gjitha vendeve në luftë apo konflikte civile, Siri, Afganistan etj. Në vendet e rajonit nuk ka krahasim.

10 herë me shumë se Maqedonia e Veriut. kjo do të thotë që ky është problemi më i madh me të cilën përballet sot vendi dhe shoqëria, biznesi që ka mungesa në fuqi punëtore të përhershme.

Rruga për i dhënë fund kësaj është largimi i Ramës.

Konventa e parë e PL kishte një moto, kjo do na udhëheqë në aktivitetin tonë, Shqipëria i përket të rinjve.

Programi ynë ekonomik e social, aksioni politik i yni, do udhëhiqet nga vullneti për ti dhënë fund shpopullimit e për ti kthyer shpresën të rinjve se e ardhmja është këtu.

Vendosmëria jonë për ushtrimin e referendumit, synon garancitë e orta se Shqipëria nuk mund të kthehet në një shtet inekzistent ku bien balancat me s pushteteve dhe gjithçka uzurpohet nga një klikë e papërgjegjshme.

Jetojmë në një shtet inekzistent sa i përket zbatimit të ligjit”, tha Meta.

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights