Një raport i publikuar nga Inspektori i Përgjithshëm i SHBA-së ka shkaktuar reagime të forta në Shqipëri.
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka akuzuar Kryeministrin Edi Rama për kapjen e qeverisjes përmes lidhjeve me figura të huaja të korruptuara si Charles McGonigal dhe George Soros.
Meta e cilëson këtë si një skandal ndërkombëtar që trondit themelet e pushtetit aktual. Ai kërkon një hetim të plotë dhe transparent, duke e cilësuar çështjen “McGonigal” si krim shtetëror të faktuar.
Postimi i Presidentit të Partisë së Lirisë Ilir Meta
“Ramaforma” ishte një “mundësi e madhe” vetëm për KryeNarkotrafikantin Edi Rama për të rrëmbyer qeverisjen e vendit, si dhe për ndërkombëtarët e korruptuar si Charles McGonigal dhe George Soros, por një humbje shumë e madhe për popullin shqiptar.
Vetëm hetimi i plotë dhe me transparencë i çështjes “McGonigal” rivendos drejtësinë në shinat e Kushtetutës dhe Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut, por ky hetim kurrsesi nuk mund të bëhet nga ata që takoheshin fshehur si mafiozë të vërtetë me McGonigal dhe që kanë bllokuar prej tre vitesh hetimin e këtij krimi të faktuar shtetëror.
