Ilir Meta tha se ka besim absolut se opozita e bashkuar do të mund të rrëzojë qeverinë e Edi Ramës më 14 maj.

Gjatë një konference me gazetarët, kreu i Partisë së Lirisë u shpreh se prej katër vitesh vendi ndodhet nën një regjim, ndërsa shumë shpejt qeveria do të marrë përgjigjen e merituar.

“Sfida kryesore e opozitës është denoncimi i të gjitha këtyre aferave, vendosja e qeverisë në llogaridhënie.

Për PL gjithashtu është edhe avancimi i projektligjeve që janë bllokuar nga Rilindja.

Prej katër vitesh jemi në kushte të një regjimi monist mizor që nëpërkëmb të drejtat e qytetarëve.

Një regjim të tillë europa nuk e ka njohur prej dekadash, dhe ndëshkimi do jetë tërësisht i merituar dhe kam besim se opozita e bashkuar do të garantojë ndryshimin e vonuar që kanë kërkuar prej kohësh qytetarët”, tha Meta.

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights