if (window.location.pathname === "/" || window.location.pathname === "/index.php") { setTimeout(function(){ location.reload(); }, 15000); // 15 sekonda }
Image 341

Përfaqësuesit ligjorë të ish-presidenti Ilir Meta kërkojnë zëvendësimin e masës së sigurisë dhe për këtë kanë çuar një kërkesë në Gjykatën e Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar.

“Kjo kërkesë është paraqitur duke nisur nga fakti që Prokuroria e Posaçme SPAK ka përfunduar hetimet ndaj Presidentit Meta dhe duke qenë se nevojat për ta mbajtur akoma nën paraburgim  nuk kanë më asnjë kuptim procedural”, njoftoi avokati i Metës, Kujtim Cakrani.

Kujtojmë se të hënën, SPAK i njoftoi mbylljen e hetimeve dhe akuzat ish-presidentit Ilir Meta për dosjen CEZ/DIA dhe lobimit në SHBA. Ai akuzohet për fshehje pasurie, pastrim parash dhe korrupsion.

Kujtojmë se Meta mbahet prej tetorit të vitit të shkuar në qeli.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights