Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta është shprehur optimist për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 14 maj.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Meta ka shkruar se kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, për Bashkinë e Memaliajt, Albert Malaj e ka të sigurt fitoren. Kreu i PL-së thotë se Malaj do i kthejë Memaliajt zhvillimin ekonomik, investimet publike dhe do të ndalë shpopullimin.

Postimi i plotë i Metës:

Entuziazëm i jashtëzakonshëm për fitoren e kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Bashkinë e Memaliajt, z. Albert Malaj.

Memaliajt duhet t’i kthehet shpresa, duhet t’i kthehet zhvillimi ekonomik, investimet publike dhe private, që të ndalet shpopullimi dhe njerëzit të kthehen në vendin e tyre.

I impresionuar nga padurimi i qytetarëve të Memaliajt për Ndryshimin në 14 Maj dhe mbështetja e tyre për kryebashiakun e ardhshëm, Albert Malaj.

Fitore për Albert Malaj që Memaliaj të Ndryshojë, që qyteti i njerëzve të palodhur dhe punëtorë të ketë zhvillimin dhe të ardhmen që meriton.

BashkëFitojmë!

 

 

 

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights