Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Sandër Kovaçi teksa deklaroi se orët e humbura mësimore do të zëvendësohen si në kohën e pandemisë, sqaroi dhe arsyet se pse të rinjtë zgjedhin më shumë degën e Infermierisë.

Sipas tij, kuotat për Infermieri janë të mbushura për shkak se duan të largohen.

“Do vazhdojmë protestën tonë 7% është i pavlefshëm për të ndryshuar situatën e arsimit të lartë.

Bojkoti do të vazhdojë çdo ditë derisa qeveria të premtojë se do plotësohen kërkesat. Sot nuk do të ketë mësim, studentë të na mirëkuptojnë.

Mi 75% e publiku kanë mbështetur idenë se kemi të drejtë në kërkesat tona.

Kryeministri të financojë universitete e rretheve. Të profilizohen Universitetet e rretheve.

Të gjithë e kanë mendjen të largohen nga Shqipëri, ndaj të gjithë janë regjistruar për infermieri në Vlorë.

Erdhi në fshehtësi dhe iku në fshehtësi. Përshkallëzimi nuk e duam, s’duam të ndërpresim mësimin, por është më seriozët. Do i zëvendësohen orët e mësimit, në orë shtesë, fundjavë. Studentët janë dakord që kërkesat tona janë të drejta.

S’kemi pasur komunikim me Ministrinë e Arsimit”, tha ai.

 

Sot Rama hodhi një ide të re sa i takon ndarjes së degëve në universitete e vendit, që sipas tij duhet të lokalizohen dhe mos të jenë të shpërndara, duke marrë shembullin e degës së Juridikut dhe të Infermierisë.

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights