1735129711x2024 12 25t112456z 1528024065 rc2awbat7v7d rtrmadp 3 christmas season pope

Gjatë mesazhit tradicional të Krishtlindjes, para bekimit “Urbi et Orbi” në Sheshin e Shën Pjetrit, Papa Françesku ftoi botën të hapë “portën e pajtimit dhe shpresës”. Ai theksoi se dera e zemrës së Zotit është gjithmonë e hapur, duke bërë thirrje për pajtim mes njerëzve dhe ndalimin e konflikteve.

Papa kërkoi ndalimin e luftës në Ukrainë dhe bëri thirrje për dialog që të arrihet një paqe e drejtë dhe e qëndrueshme. Ai apeloi gjithashtu për ndalimin e armëve në Lindjen e Mesme, veçanërisht në Gaza dhe Palestinë, ku situata humanitare është alarmante, duke kërkuar lirimin e pengjeve dhe ndihmë për popullsinë e dëmtuar nga lufta dhe uria.

Në këtë ditë të dytë të Jubileut të shpresës – Papa Françesku e përsërit disa herë thirrjen ‘të heshtin armët’ drejtuar Romës dhe botës, duke i nxitur besimtarët të kenë guximin për të kërkuar paqen, dialogun dhe pajtimin, pa frikë, duke besuar në mëshirën e Zotit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights