Shkoder policia 768x450

Dy vëllezër janë arrestuar nga Policia e Shkodrës, pasi dyshohen si autorë të zjarrvënies ndaj dy automjeteve, ndërsa ishin porositur për djegien e tyre.

Policia bëri të ditur se ka shpallur në kërkim porositësin, i identifikuar si Gjekson Pusi, 37 vjeç. Ky i fundit njihet nga policia, pasi është dënuar më parë për grabitje.

Nga pamjet e publikuara, dy vëllezërit Elvis dhe Klevis Serraj, pasi kanë marrë porositë për djegien e dy automjeteve, shkonin me biçikletë në vendin ku parkoheshin automjetet, i lagnin dhe benzinë makinat dhe i vinin flakën.

 

Makinat e djegura ishin në përdorim nga një agjent krimesh.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights