Kina ka ngritur edhe një herë alarmin global pas rënies së pakontrolluar të një pjese të një rakete të programit të saj ambicioz hapësinor.
Megjithatë, ajo pjesë e raketës më në fund u shpërbë mbi Paqësorin Jugor në mesditën e së premtes, konfirmoi Agjencia e Vëzhgimit dhe Monitorimit të Hapësirës së Bashkimit Evropian, duke i dhënë fund shqetësimit që kishte shkaktuar disa vende.
Update: #EUSST’s latest autonomous predictions give a re-entry window of object #CZ5B of 2022-11-04 08:50:36 UTC ±31 min. Read more: https://t.co/9X1lBmRJIS #LongMarch5B pic.twitter.com/QrayZzSXwB
— EUSST (@EU_SST) November 4, 2022
Më herët, Komanda Hapësinore e Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara njoftoi përmes Twitter-it se mbetjet nga raketa kineze Long March 5B e lëshuar nga stacioni hapësinor Tiangong hynë në atmosferë mbi Oqeanin Paqësor.
https://twitter.com/US_SpaceCom/status/1588479612610289664?s=20&t=dUI-bXWpNBqD_kI7J38kbA