I pyetur nga mediat nëse Dumani ka konsumuar karkaleci deti brenda qelisë, SPAK thotë se kjo çështje, nuk është në kompetencë të saj. Sipas SPAK, kjo çështje i takon Drejtorisë së Burgjeve.

“Kjo çështje nuk është në kompetencë të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Për këtë arsye, ju mund t’i drejtoheni Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe Drejtorisë për Mbrojtjen e Dëshmitarëve dhe Bashkëpunëtorëve të Drejtësisë për trajtimin e mëtejshëm të kërkesës suaj”, sqarohet në përgjigjen e SPAK, publikuar në faqen e saj zyrtare.