Kryeministrja italiane, Giogia Meloni e konsideroi një moment historik miratimin nga parlamenti italian të reformës në drejtësi.
“Sot, me miratimin e reformës kushtetuese në drejtësi në leximin e katërt dhe të fundit, po bëjmë një hap të rëndësishëm drejt një sistemi më efikas, të ekuilibruar dhe miqësor ndaj qytetarëve”, deklaroi Meloni.
”Një moment historik dhe një angazhim konkret në dobi të italianëve”, shtoi ajo.
”Qeveria dhe parlamenti kanë bërë pjesën e tyre, duke punuar me përkushtim dhe vizion”, tha Meloni.
”Tani qytetarët do të thonë fjalën e tyre, duke u bërë thirrje atyre të shprehin pikëpamjet përmes një referendumi konfirmues. Italia vazhdon rrugën e saj të ripërtëritjes, për të mirën e kombit dhe qytetarëve të saj. Sepse një Itali më e drejtë është gjithashtu një Itali më e fortë”
