Spak 1024x576
Si vijim i megaoperacionit “Ura” i Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, është arrestuar në Belgjikë një shtetas shqiptar. Në pranga ka rënë shtetasi G A, 44 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar. Ndaj tij, Prokuroria e Barit, ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të organizatës kriminale. Sakaq, po punohet për ekstradimin e tij drejt Italisë, pasi do të gjykohet nga drejtësia e shtetit fqinjë “Policia e Shtetit/Vijojnë bashkëpunimi i ngushtë me partnerët ndërkombëtarë, në kuadër të operacionit të koduar “Ura”. Kjo fazë e operacionit, rezultat i punës së përbashkët të FAST Albanias, FAST Italisë dhe FAST Belgjikës, me koordinimin e rrjetit ENFAST. Lokalizohet dhe kapet në Belgjikë, një shtetas i akuzuar nga Prokuroria e Barit, për pjesëmarrje në organizatë kriminale për trafikim të lëndëve narkotike. Si rezultat i shkëmbimit të informacionit dhe bashkëpunimit policor ndërmjet homologëve të njësive të specializuara FAST, në vijim të operacionit “Ura”, Policia belge arrestoi në Belgjikë, shtetasin shqiptar, të shpallur në kërkim ndërkombëtar, G. A., 44 vjeç. Prokuroria e Barit, në vitin 2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadrin e organizatës kriminale.”, njofton policia. Kujtojmë se operacioni u krye më 21 maj, nga kur u lëshuan dhe 52 urdhërarreste. 29 prje tyre ishin nga Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, 1 nga Prokuroria e Posaçme dhe 22 nga drejtësia italiane. Nga këta, 40 janë shqiptarë ndërsa pjesa tjetër italianë, teksa sqarohet se ishin të përfshirë në 3 grupe kriminale, një me bazë në Shijak e dy të tjera në Puglia, Itali.
FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights