Diella 3 1024x580

Media britanike “GB News” ka raportuar së fundmi mbi hapin inovativ të Shqipërisë në drejtim të dixhitalizimit, duke e cilësuar prezantimin e ministres së parë të inteligjencës artificiale, Diella, si një zhvillim të rëndësishëm që ngjall debat edhe jashtë kufijve shqiptarë.

Sipas medias britanike, Diella, një avatar gjenerativ AI, e para në llojin e saj në Europë, është prezantuar në parlament me mesazhin se nuk është aty për të zëvendësuar njerëzit, por për t’i ndihmuar ata.

“Nuk jam këtu për të zëvendësuar njerëzit, por për t’i ndihmuar ata”.

E veshur me kostum tradicional shqiptar, Diella ka tërhequr vëmendjen jo vetëm për pamjen simbolike, por edhe për vizionin që përfaqëson: një shtet më transparent, më efikas dhe më i digjitalizuar.

“GB News’ thekson se kjo lëvizje e Shqipërisë është në përputhje me vizionin e përbashkët që ndajnë kryeministri Edi Rama dhe ish-kryeministri britanik Tony Blair për modernizimin e shtetit përmes teknologjisë.

Në fakt, në artikull thuhet se Blair ka pasur një ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin e reformave digjitale në Shqipëri, përfshirë edhe Digital ID, një tjetër temë e përfolur në Britani.

“Kryeministri Rama është një admirues i qasjes së Tony Blair për një shtet funksional të epokës digjitale”, shkruan “GB News

Edhe pse prezantimi i Diellës ngjalli debat në parlament, me 82 nga 140 deputetë që votuan pro, “GB News” thekson se kjo është një dëshmi e guximit politik për të ndërmarrë hapa drejt të ardhmes, në një kohë kur shumë shtete të tjera ende hezitojnë të bëjnë hapa të ngjashëm.

Në fund, media britanike ngre një pyetje interesante.

“A mund të ndjekë edhe Britania shembullin e Shqipërisë në përdorimin e inteligjencës artificiale në qeverisje?”

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights